Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Makina përplaset me murin rrethues të një banese në Vlorë, shoferi dhe pasagjeri përfundojnë në spital

schedule21:15 - 28 Janar, 2022

schedule 21:15 - 28 Janar, 2022

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Risli të Vlorës. Një automjet tip Toyota është përplasur me murin rrethues të një banese.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit D. H. dhe pasagjeri, shtetasi M. H të cilët janë dërguar në spital ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

“Me datë 28.01.2022, në fshatin Risili, automjeti tip “Toyota”,   me drejtues shtetasin D. H., ka humbur kontrollin dhe është përplasur me murin rrethues të një banese, dhe si pasojë e përplasjes  është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri, shtetasi M. H., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.



Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!