Një grua 60-vjeçare ka përfunduar në spital pasi u përplas nga një makinë në rrugë. Ngjarja ndodhi në afërsi të Unazës së Fierit, kur makina tip “Opel” ka përplasur të moshuarën që kalonte rrugën.
Nuk janë të qarta rrethanat e aksidentit, por dyshohet se e moshuara ka dalë papritur para duke mos i lënë kohë drejtuesit të mjetit të kontrollojë shpejtësinë. Ky i fundit u shoqërua në koMisariatin e Fierit, ndërsa e moshuara ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Policia po heton për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./abcnews.al