Një aksident ka ndodhur në Vlorë.
Mësohet se një automjet ka përplasur një fëmijë 12-vjeçar që po lëvizte me biçikletë. Fëmija është dërguar në spital ku ndodhet me dëmtime të rënda, jashtë rrezikut për jetën.
Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes. /abcnews.al/

