Makina përplas për vdekje këmbësorin në Maliq

schedule18:19 - 29 Nëntor, 2022

schedule 18:19 - 29 Nëntor, 2022

Një aksident i rëndë me pasojë vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Drithas në Maliq.

Një mjet ka përplasur për vdekje në këmbësor, i cili ka ndërruar jetë menjëherë.

Abc mëson se viktima është e seksit mashkull. Sakaq identiteti i tij nuk është bërë ende I ditur.

Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidenti.
/abcnews.al/