Një tjetër aksident me pasojë vdekjen e një personi është shënuar këtë të dielë në vendin tonë.
Policia bën me dije se një person ka humbur jetën këtë pasdite si pasojë e përplasjes nga një automjet.
Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Milot ,në Ishull Lezhë,në afërsi të një karburanti mjeti me drejtues B.Gj.,ka aksidentuar për vdekje këmbësorin identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.
“Në aksin rrugor Lezhë-Milot ,në Ishull Lezhë,në afërsi të një karburanti mjeti me drejtues B.Gj.,ka aksidentuar një këmbësor ,ende i paidentifikuar, i cili për pasojë ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Shkallën e Tujanit në Tiranë ka humbur jetën një 68 vjeçar. /abcnews.al