Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Fushë-Krujë. Mësohet se një automjet ka përplasur pastruesen e rrugës teksa ishte duke punuar.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen S.M.T, ndërsa pastruesja 45-vjeçare është plagosur rëndë dhe është dërguar menjëherë në spitalin e Traumës.
Sakaq, polica ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit./abcnews.al