Një aksident është shënuar të shtunën në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”. Një automjet, që drejtohej nga një 65 vjeçar, ka përplasur një motomjet që drejtohej nga një 33 vjeçar.
Të dy drejtuesit e mjeteve janë transportuar për asistencë mjekësore, në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit./abcnews.al