Një person është lënduar mëngjesin e kësaj të hëne si pasojë e një aksidenti rrugor në Elbasan.
Policia bën me dije se një automjet me drejtues shtetasin A.N. 32 vjeç ka përplasur me një motoçikletë me drejtues shtetasin N.Xh., 61 vjeç, banues në fshatin Broshkë.
Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i motoçikletës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“Më datë 04.10.2021, rreth orës 08:00, në aksin rrugor Elbasan-Bradashesh, në fshatin Katundi i Ri, mjeti tip “Toyota”, me drejtues shtetasin A.N., 32 vjeç, banues në Tiranë , është përplasur me një motoçikletë me drejtues shtetasin N.Xh., 61 vjeç, banues në fshatin Broshkë, Elbasan.
Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i motoçikletës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al

