Gjashtë persona u plagosën në një sulm të dyshuar terrorist në Tel Aviv të martën pasdite. Sipas informacioneve, disa të plagosur janë në gjendje të rëndë.
Sipas dëshmitarëve okularë, një automjet ka përplasur disa këmbësorë në trotuar, para se civilë të armatosur dhe një punonjës policie që ka parë se çfarë po ndodhte ka ndërhyrë dhe ka neutralizuar shoferin.
Besohet se shoferi ka pasur edhe qëllim që të godasë me thikë civilët.
Sulmi vjen një ditë pasi një terrorist goditi një hebre me thikë në qytetin haredi të Bnei Brak, dhe ndërsa forcat izraelite të sigurisë janë të angazhuara në një operacion ushtarak në shkallë të gjerë në Jenin.
/abcnews.al