Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm pranë stacionit të trenit në Durrës. Një automjet tip “Benz” ka përplasur një këmbësore nga Fushë Arrëzi e cila është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Tashmë grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të saj.
“Më datë 23.11.2021., rreth orës 07:45 në lagjen Nr. 4 Durrës, te stacioni i trenit mjeti tip “Benz” me drejtues mjeti shtetasin G. A, 57 vjeç., ka goditur shtetasen këmbësore, L. F., 64 vjeçe, banues në Fushë Arrëz, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekeve ne spitali e Durrësit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, bën me dije policia. m.v/Abcnews.al