Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Makina përplas këmbësoren në Tiranë, 22-vjeçarja dërgohet me urgjencë në spital

schedule12:46 - 30 Prill, 2021

schedule 12:46 - 30 Prill, 2021

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në zonën e 21 Dhjetorit në Tiranë. Një makinë ka aksidentuar një këmbësore të identifikuar si B. M., 22 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Tashmë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

“Rreth orës 11:55, tek “21 Dhjetori”, mjeti me drejtues shtetasin D. M., ka aksidentuar këmbësoren shtetasen B. M., 22 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.



Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, njofton policia./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!