Një mjet tip “Volkswagen” është përplasur me një biçikletë, ku për për pasojë është plagosur 50-vjeçari me inicialet Gj.P. drejtues i biçikletës
Aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Mërtish-Grabian, Lushnje.
32-vjeçari me inicialet A.P duke drejtuar mjetin tip “Volksëagen” përplasi 50-vjeçarin banues në fshatin Këmishtaj, i cili ndodhet në Spitalin Lushnje në gjendje të rëndë shëndetësore.
Policia ka shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lushnje drejtuesin e “Volkswagenit dhe po punohet për zbardhjen e shkakut të ngjarjes./abcnews.al

