Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Durrës. Një automjet me drejtues N.K. 41-vjeç ka aksidentuar një person që po udhëtonte me biçikletë.
Ai është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëv. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
“Rreth orës 14:55, në lagjen Nr. 15 Durrës, një automjet me drejtues shtetasin N. K., 41 vjeç, ka aksidentuar një biçiklist ende të paidentifikuar, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia. m.v/Abcnews.al