Makina përplas biçikletën, plagoset 17 vjeçari në Tiranë

schedule18:46 - 8 Maj, 2020

schedule 18:46 - 8 Maj, 2020

Një 17 vjeçar është plagosur këtë të premte si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Tiranë. Policia bën me dije se këtë pasdite në rrugën “Don Bosko”, një mjet me drejtues shtetasin H.M., ka aksidentuar biçiklistin A.M., 17 vjeç.

17 vjeçari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policië:

Më datë 08.05.2020, rreth orës 17:20, në rrugën “Don Bosko”, një mjet me drejtues shtetasin H.M., ka aksidentuar biçiklistin A.M., 17 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!