Makina përplas biçikletën në Lezhë, drejtuesi merr plagë të rënda

schedule13:16 - 30 Dhjetor, 2023

schedule 13:16 - 30 Dhjetor, 2023

Një aksident ka ndodhur në rrugën dytësore që lidh fshatin Manati me qytetin e Lezhës. Një automjet ka përplasur një biçikletë.

Për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i kësaj të fundit, i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Lezhës.

Policia, e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, ka nisur hetimet për zbardhjen e aksidentit dhe identifikimin e mjetit që shkaktoi aksidentin./abcnews.al