LUSHNJË- Një aksident me lëndimin e një 65-vjeçari ka ndodhur mëngjesin e së shtunës në Lushnjës. Sipas policisë, i lënduari, i cili lëvizte me biçikletë është përplasur nga një makinë.
Pas ngjarjes 65-vjeçari u transportua drejt spitalit dhe aktualisht ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.