Një aksident me vdekje ka ndodhur këtë mbrëmje në Durrës.
Rreth orës 18:40, në aksin rrugor Qerret Durrës, një makinë me drejtues një 37 vjeçar, ka humbur kontrollin dhe ka përplasur 3 këmbësorë ende të pa identifikuar.
Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën një grua, ndërsa 2 të tjerë ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
“Rreth orës 18:40, në aksin rrugor Qerret Durrës, një automjet me drejtues shtetasin A. D., 37 vjeç, ka humbur kontrollin dhe ka përplasur 3 shtetas këmbësor ende të pa identifikuar. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën një shtetase, ndërsa 2 shtetasit e tjerë ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”.
Dy ambulanca janë nisur për të dhënë ndihmën e parë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit
/abcnews.al