Makina përplas 25-vjeçaren në oborrin e shtëpisë në Tiranë, e reja ndërron jetë në spital

schedule07:42 - 31 Gusht, 2022

schedule 07:42 - 31 Gusht, 2022

Një 25-vjeçare ka humbur jetën papritur këtë mëngjes, kur një makinë doli nga rruga dhe e përplasi për vdekje në oborrin e shtëpisë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit, në   rrugën “Shaban Bardhoshi”, Tiranë.

25 vjeçarja Marjana Sahitaj, po qëndronte ulur në oborrin e shtëpisë së prindërve të saj kur 40 vjeçari Sajmir Thaçi humbi kontrollin e mjetit tip “Audi”, u përplas me portën e banesës dhe pasi ka hyrë në oborr ka goditur të renë.

Aksidenti ndodhi në zonën e Kombinatit, në rrugën “Shaban Bardhoshi”. Shtëpia ndodhet buzë rrugës dhe pranë një kthese. Sahitaj u dërgua menjëherë në Spitalin e Traumës por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të shumta që kishte marrë në trup.

E reja kishte ishte martuar më 6 gusht dhe po priste që pas një jave do të udhëtonte për në Angli, ku jetonte bashkëshorti i saj. 40 vjeçari Sajmir Thaçi u arrestua nga policia dhe rezultoi se mjetin e drejtonte nën efektin e lëndëve narkotike.
Njoftimi i policisë

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 31.08.2022, rreth orëve të para të mëngjesit, në rrugën “Shaban Bardhoshi”, shtetasi D. T., duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij duke dalë nga rruga dhe ka hyrë në oborrin e një banese.

Si pasojë është dëmtuar shtetasja M. S., 25 vjeçe, që ndodhej në oborrin e banesës së saj, e cila më pas, ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!