Makina përplas 15-vjeçarin në Lezhë

schedule11:34 - 7 Maj, 2021

schedule 11:34 - 7 Maj, 2021

Lezhë – Një këmbësor është përplasur nga një makinë në aksin rrugor Lezhë-Milot, në Ishull Lezhë. Makina tip “Volkswagen  ” me drejtues Ç.M.,56 vjeç, banues në Lezhë ka përplasur këmbësorin P.K.,15 vjeç, banues në Ishull Lezhë, i cili është transportuar në spitalin Rajonal Lezhë.

Drejtuesi i mjetit shtetasi Ç.M., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes./abcnews.al/