Makina përfundon poshtë urës në Kosovë drejtohej nga një i mitur, lëndohen 4 persona

schedule14:38 - 10 Shtator, 2022

schedule 14:38 - 10 Shtator, 2022

Katër të mitur janë lënduar, si pasojë e një aksidenti rrugor në Kosovë.

Mjeti i cili u aksidentua drejtohej nga një i mitur.

Express raporton se i mituri humbi kontrollin e makinës, e për pasojë mjeti doli nga rruga, u përplas me një gurë, më pas me barrierat mbrojtëse të urës, duke përfunduar poshtë saj.

Sakaq mësohet se shoferi dhe tre pasagjerët e mitur janë dërguar në QKUK për shkak të lëndimeve të rënda trupore./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!