Një aksident ka ndodhur paraditen e së mërkurës në Milot. Për pasojë të plagosur kanë mbetur Zef Paloka dhe Erli Mëhilli. Mësohet se drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri kanë marrë plagë të rënda, pasi mjeti ka dalë nga rruga.
Dy të plagosurit pasi kanë marrë ndihmën e parë në spitalin e Laçit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës ne Tiranë.
Policia e Kurbinit heton ngjarjen. s.b /abcnews.al/