Një makinë është përfshirë nga flakët në aksin rrugor Qafë Muzinë – Jorgucat, teksa ishte në lëvizje.
Dëmet kanë qenë vetëm materiale, ndërsa zjarri dyshohet se ka rënë për shkak të një defekti teknik
“Sot rreth orës 09:30, në aksin rrugor Qafë Muzinë – Jorgucat, ka marrë flakë, në ecje e sipër, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin G. Z., 55 vjeç, banues në Sarandë.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një defekti në mjet.
Nuk ka dëme në njerëz, vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit”, njofton policia./abcnews.al