Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në lagjen “1 Maji” në Vlorë. Një automjet me drejtues Y.XH. ka përplasur një këmbësor i cili është dërguar në spital jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në polici, ndërkohë që blutë grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.
“Sot, në orën 13:35, në lagjen “1 Maji”, Vlorë, një automjet, me drejtues shtetasin Y. Xh., 57 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin me iniciale L. M, 54 vjeç, i cili është transportuar në spital, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, njofton policia. /Abcnews.al