Makina me një shpejtësi të jashtëzakonshme, Omega sfidon Dodge Viper

schedule10:35 - 14 Korrik, 2020

schedule 10:35 - 14 Korrik, 2020

Casey Putch ka krijuar një makinë unike që kombinon tipare të rëndësishme si konsumi minimal dhe shpejtësi të jashtëzakonshme, dhe mbi të gjitha është “miqësore” me mjedisin.

Projektuesi, i cili e quan veten si “njeriu i rilindjes moderne” së bashku me Genius Garage, kanë krijuar konceptin e kësaj makine efikase ndaj karburantit, shumë aerodinamike dhe që harxhon 2.35 litra / 100 km, shkruan abcnews.al.

Edhe pse nuk është makina e parë që arrin këtë konsum minimal, pasi Volkswagen XL1 ka arritur më parë 0.9 litra / 100 km, makina Omega është gjithashtu e dizajnuar për të funksionuar me një shpejtësi të jashtëzakonshme sa një Dodge Viper.

Casey pretendon se ky model do të jetë në gjendje të arrijë një shpejtësi më të madhe sesa Viper GTS i 1997, e cila kap shpejtësinë nga 0-96 km / orë në më pak se 4 sekonda. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!