Makina me 4 turistë çekë bie në greminë në Kelmend, bashkë me prindërit ishin dhe 2 fëmijët e mitur

schedule17:39 - 29 Qershor, 2022

schedule 17:39 - 29 Qershor, 2022

Një automjet me turistë ka rënë në një greminë në aksin rrugor Vukel-Tamarë, rreth orës 15:00.

Policia bën me dije se makina tip “Fuoristradë” drejtohej nga shtetasi çek R. K., 45 vjec.

Në këtë automjet, së bashku me drejtuesin, udhëtonin bashkëshortja e tij, shtetasja P. K, 40 vjeçe, djali 9 vjeç dhe vajza 7 vjeçe.

Fatmirësisht asnjëri nga familjarët nuk ka pësuar dëmtime fizike. Turistët çek ndodhen në një hotel, në Tamarë.

Ngjarja ka ndodhur tek vendi i quajtur “Qeta e Thiut” në zonën e Kelmendit.

Kanë qenë banorët vendas të cilët kanë ndihmuar turistët.

Gripi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të daljes së automjetit nga rruga, si dhe për të bërë të mundur nxjerrjen e automjetit nga vendi ku ka rënë./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!