Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në Berat.
Automjeti ka qenë duke qarkulluar në lagjen “Gjashtëkatësh”, kur është përfshirë nga flakët e zjarrit.
Flakët kanë filluar në pjesën e përparme të kofanos së makinës dhe në një kohë shumë të shkurtër kanë djegur të gjithë pjesën e përparme të mjetit, tip Benz, A Class, me targa AA 668 ER.
Fatmirësisht drejtuesi i mjetit, sapo ka parë flakët e zjarrit që po dilnin nga pjesa e brendshme e kofanos, ka dalë me shpejtësi nga mjeti pa lëndime.
Në vendngjarje kanë shkuar forcat e Shërbimit të Zjarrfikëseve të qytetit dhe forca të shumta policie,që kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve të zjarrit brenda automjetit,tashmë të parkuar.
Edhe pse flakët e zjarrit u fikën shumë shpejt nga zjarrfikësit, dëmi që pësoi mjeti tip Benz ishte shumë i madh pasi flakët përfshinë 80% të mjetit dhe dogjën totalisht pjesët motorike e xhenerike që ndodhet poshtë kofanos.
Ekspertët e Shërbimit Zjarrfikës,pas ekzaminimit të mjetit,kanë dalë në konkluzionin se shkak për rënien e zjarrit është bërë një shkëndijë elektrike në motor./abcnews.al