Makina inteligjente po ju vëzhgon, rihyn në veprim dhe i bën “gjëmën” shoferëve

schedule15:05 - 9 Maj, 2022

schedule 15:05 - 9 Maj, 2022

Makina inteligjente, pas kolaudimit në Gjermani, ka rihyrë sërish në veprim, për të evidentuar dhe ndëshkuar drejtuesit e mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor, që qarkullojnë me shpejtësi tej normave të lejuara, përdorin aparatin celular apo nuk vendosin rripin e sigurimit, gjatë drejtimit të mjetit.

Policia e Shtetit bën me dije se gjatë mbrëmjes së djeshme, si rezultat i kontrolleve nga makina inteligjente janë evidentuar:

٠100 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi 2 deri në 4-fish mbi normën e lejuar, në rrugët e qytetit, të cilëve iu është pezulluar leja e drejtimit nga 2 deri në 10 muaj, iu janë zbritur nga 3 deri në 13 pikë në lejen e drejtimit, si dhe janë ndëshkuar me masë administrative nga 7000 deri në 25.000 lekë të rinj;

٠janë vendosur mbi 123 masa administrative, për tejkalim të shpejtësisë, pa sanksionin plotësues të heqjes së lejes së drejtimit.

Policia paralajmëron drejtuesit se makina inteligjente do të vijojë kontrollet e pandërprera në të gjitha rrugët e kryeqytetit, të qyteteve të mëdha dhe në akset rrugore nacionale.

Gjithashtu Policia Rrugore në të gjithë vendin do të intensifikojë akoma më shumë kontrollet me mjetet inteligjente, radarët automatikë, lexuesin automatik të targave dhe flotën e re të automjeteve të pajisura me mjetet logjistike bashkëkohore, që i është bashkuar Policisë Rrugore, ditët e fundit, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!