“Makina inteligjente” dhe dronët në rrugën Kardhiq-Delvinë, policia ndëshkon shkelësit

schedule16:44 - 9 Korrik, 2022

schedule 16:44 - 9 Korrik, 2022

Pas inaugurimit, policia ka vijuar me kontrollet në aksin e ri rrugor Kardhiq – Delvinë. Bëhet me dije senë 48 orë janë hequr 20 leje drejtimi për shpejtësi mbi 30 km/h mbi normën e lejuar, pasi shpejtësia e lejuar në këtë aks është pjesërisht 80 km/h dhe në pjesë të tjera 60 km/h.

Gjithashtu, policia bën të ditur se janë vendosur 95 masa administrative për qarkullim me shpejtësi, 67 masa administrative, për parakalime të gabuara; 54 masa, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit dhe 50 masa, për mospërdorim të rripit të sigurimit.

Kontrollet janë kryer me anë të “makinës inteligjente”, dronëve dhe radarëve.

Njoftimi i policisë:

Siguria Rrugore në aksin e ri rrugor Kardhiq – Delvinë/Udhëto me jetën në mëndje!🚘

Përgjatë 48 orëve të fundit, 20 leje drejtimi të pezulluara për shpejtësi mbi 30 km/h mbi normën e lejuar, pasi shpejtësia e lejuar në këtë aks është pjesërisht 80 km/h dhe në pjesë të tjera 60 km/h.

95 masa administrative për qarkullim me shpejtësi, por pa sanksionin e pezullimit të lejes së drejtimit; 67 masa administrative, për parakalime të gabuara; 54 masa, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit dhe 50 masa, për mospërdorim të rripit të sigurimit.

Njësia Operacionale e Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Policinë Rrugore të Gjirokastrës dhe Delvinës, vijojnë monitorimin 24/7 me makinat inteligjente, radarët automatikë dhe dronët “edukues”.

Gjatë monitorimit të pandërprerë, makinat inteligjente, dronët dhe radarët automatikë, në aksin e ri Kardhiq – Delvinë, kanë konstatuar qindra shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor që janë rrezik potencial për përfshirje në aksidente rrugore.

Policia Rrugore apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë me rigorozitet  rregullat e qarkullimit rrugor, pasi të gjitha akset rrugore, nga Morina në Sarandë, monitorohen me makinat inteligjente, radarët automatikë dhe dronët “edukues”.

Drejtues mjetesh: Rregullat e qarkullimit rrugor janë manuali për një jetë të sigurtë, zbatimi i tyre është detyrimi ligjor dhe moral që kemi ndaj njëri-tjetrit, në hapësirën që ndajmë bashkë.

Policia Rrugore nuk ka për qëllim shtimin numrit të masave administrative, por ka për qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore. Në destinacion arrin i sigurtë në rast se zbaton rregullat e qarkullmit.

Monitorimi vijon në të gjitha rrugët e vendit.

#Mosshpejtosedetipret ✈️ 🛣️

#Zbatorregullateqarkullimitrrugor🚘✅

#Siguriarrugorepërgjegjësiepërbashkët👮🏻👮♂🤝👩🏻👨

/abcnews.al