Disa persona janë plagosur në Nju Jorkut, pasi një makinë është futur në mes të një turme protestuesish.
Mediat e huaja bëjnë me dije se një automjet hyri në një turmë prej rreth 50 vetash gjatë një proteste të “Black Lives Matter” pasditen e së premtes në Manhatan, duke plagosur një numër të madh personash.
Incidenti, ndodhi pas orës 16:00 në vendin ku pritet Avenuja 3 me rrugën 39, tha policia. Asnjë nga lëndimet nuk duket të jetë kërcënuese për jetën, njoftoi policia. Por pak hollësi të tjera janë bërë të njohura deri tani.
Njoftimet e mediave lokale thanë se u goditën gjashtë vetë, por është e paqartë se sa njerëz u dërguan në spital.e.su./abcnews.al