Të paktën 5 persona kanë humbur jetën dhe mbi 40 të tjerë janë plagosur në SHBA pasi një makinë është futur mes turmës së njerëzve në Wisconsin.
Mediat e huaja bëjnë me dije se një makinë e kuqe SUV ka kaluar mes paradës së krishtlindjeve në qytetin e Waukesha, në perëndim të Milwaukee.
Shefi i policisë Dan Thompson tha se sulmi goditi dhjetëra njerëz, përfshirë fëmijë. Ndërkohë deri më tani nuk ka asnjë informacion në lidhje me përgjegjësit e këtij sulmi.
Ndërkohë në lidhje me sulmin policia ka qëlluar në drejtim të makinës në përpjekje për ta ndaluar atë.
Ndërkaq pjesë e hetimit është bërë edhe FBI./abcnews.al