“Makina e së vërtetës”, metoda që mund të tregojë se çfarë fshihet pas vdekjes së 9 vjeçares në Greqi

schedule13:45 - 9 Prill, 2022

schedule 13:45 - 9 Prill, 2022

Të mërkurën me 30 mars, Roula Pispirigou u arrestua për vdekjen e vajzës së saj 9-vjeçare  Georgina. 33-vjeçarja këmbëngul se është e pafajshme, dhe në fakt, për të provuar pafajësinë e saj, ajo kërkon të testohet nga “makina e së vërtetës”.

A mund të ndihmojë kjo metodë për të kuptuar nëse Roula Pispirigou është përgjegjëse për  vrasjen e Georgina?

A është i besueshëm ky test? A mund të ndihmojë në zbulimin e rasteve të tilla?

Që nga vitet 1950, janë përdorur shumë mjete për të zbuluar ose hetuar nëse dikush thotë të vërtetën apo  gënjen. Në fillim u përdor serumi i së vërtetës, pra administrimi i barnave të caktuara. Kjo metodë u konsiderua si torturë  njerëzore, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Kombeve të Bashkuara dhe u hoq shumë shpejt.

Që atëherë veçanërisht në Amerikë dhe Angli, u përdor detetori i gënjeshtrës.

Por shumë shpejt makina e së vërtetës u zëvëndësua nga një metodë klinike neuroshkencore dhe neurologjike, që ekziston që nga viti 1990. Elektrencefalograma regjistron aktivitetin e trurit të personi.

Potencialet e evokuara njohëse janë një metodë e elektroencefalografisë dhe regjistrojnë aktivitetin e trurit pas marrjes së një stimuli kognitiv. Kur themi stimul kognitiv nënkuptojmë diçka  që stimulon funksionet njohëse, pra është ose stimul dëgjimor ose vizual”, sipas një  neuropsikologu, shkruan abcnews.al.

Pra është një metodë e neuroshkencës, një praktikë mjekësore që nuk ka të bëjë as me serumin e së vërtetës, as me detektorin e gënjeshtrës. Është diçka tjetër, që në thelb regjistron aktivitetin e trurit të personit kur thotë të vërtetën apo kur gënjen”.

Si funksionon  elektroencefalogrami?

“Personi ulet në një karrige dhe lidhet me elektroda.  Ne vendosim elektroda në lëkurën e kokës, i ngjitim ato në zona specifike të cilat i dimë nga hulumtimet e tjera.”

“Truri nuk mund të gënjejë”

Siç sqaron neuropsikologia Nionia Vallianatou, truri nuk mund të gënjejë edhe nëse personi thotë të kundërtën për shkak të ndryshimit të valëve. Në fillim, kalojmë në pyetjet që kanë të bëjnë me personin, me emrin, me vendin ku jeton, nëse është i martuar apo jo dhe më pas vazhdojmë me pyetjet lidhur me aktakuzën apo veprën për të cilën akuzohet.

A do të vërtetojë kjo metodë se çfarë ka ndodhur me Roula Pispirigou?

Makina e së vërtetës nuk është vetëm për përdorim të ligjshëm por përdoret edhe në rastet e psikopatologjisë, në rastet e zbulimit të vështirësive në të nxënë, në rastet e demencës (dmth vlerësimi).

Por në rastin në fjalë, duhet të vendosë gjykatësi  dhe ne mund ti paraqesim të gjithë provat që ai dëshiron për të zgjidhur çeshtjen.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!