Një aksident është shënuar mëngjesin e së premtes në aksin rrugor “Lushnjë-Tiranë”, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe dalë nga rruga.
Si pasojë, janë dëmtuar lehtë drejtuesi i automjetit dhe 2 fëmijët e tij të mitur, të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit./abcnews.al