Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Makina del nga rruga në Kamëz, vdes shoferi 24 vjeçar, pasagjeri në spital

schedule09:08 - 13 Mars, 2022

schedule 09:08 - 13 Mars, 2022

Një aksident me vdekje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Kamëz. Policia njofton se ka ndërruar jetë një 24 vjeçar i cili ishte shofer në makinën që ka dalë nga rruga. Në makinë bashkë me të ishte edhe një 61 vjeçar i cili ndodhet në spital.

“Më datë 13.03.2022, rreth orëve të para të mëngjesit, në Kamzë, shtetasi D. P., 24 vjeç, duke drejtuar mjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, shtetasi D. P., dhe është dëmtuar pasagjeri, shtetasi F. P., 61 vjeç”. njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. Ende nuk dihet gjendja e pasagjerit dhe se si ka ndodhur aksidenti.



/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!