Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në aksin e vjetër Laç-Mamurras. Gazetari i Abc News, Ahmet Zani raporton se një mjet ka dalë nga rruga pranë fshatit Gjorem, duke përfunduar në parcelë. Për pasojë një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur.
I plagosuri është dërguar në gjendje të rëndë në spital. Të dy personat janë gjetur jashtë automjetit pas aksidentit. Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.
/abcnews.al