Një 60-vjeçar ka humbur jetën këtë të dielë pas një aksidenti tragjik në aksin rrugor Kotë-Vlorë. Siç njoftojnë uniformat blu, një automjet tip “Mitsubishi” që drejtohej nga një 55-vjeçar ka dalë nga rruga.
Për pasojë u dëmtua rëndë Z.L. 60 vjeç. Ky i fundit u transportua rëndë në spitalin e Vlorës. Fatkeqësisht plagët ishin të rënda për 60-vjeçarin, i cili ndërroi jetë në spital.
Policia ka shoqëruar në Komisariatin e Vlorës drejtuesin e mjetit për kryerjen e veprimeve të mëtejshme në lidhje me arrestimin e tij. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./ABC News Albania 24/7