Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Shkodër-Lezhë në Kryebushat.
Burime bëjnë me dije për gazetarin Simon Shkreli se një automjet ka përplasur një motoçikletë dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i kësaj të fundit.
Forcat e policisë dhe ambulanca kanë mbërritur në vendin e ngjarjes. Aktualisht po punohet për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje./mv.abcnews.al