Makina bllokohet në mes të lumit, tre persona rrezikojnë të mbyten në Kolonjë, momenti kur tentohet të shpëtohen nga zjarrfikësja

schedule11:13 - 28 Nëntor, 2023

schedule 11:13 - 28 Nëntor, 2023

Tre banorë të fshatit Prodan, në Kolonjë, kanë rrezikuar të mbyten. Mësohet se tre shtetasit po udhëtonin me “Fuoristradë”, dhe kanë tentuar të kalojnë në anën tjetër të lumit. Por nga rrjedha e rrëmbyer e ujit dhe prurjet e shumta, mjeti është bllokuar në mes të lumit.

Kanë qenë banorët e fshatit të kanë lajmëruar autoritetet zjarrfikës të cilët kanë ndihmuar  shtetasit e bllokuar të dalin nga lumi.

/abcnews.al/