Tre banorë të fshatit Prodan, në Kolonjë, kanë rrezikuar të mbyten. Mësohet se tre shtetasit po udhëtonin me “Fuoristradë”, dhe kanë tentuar të kalojnë në anën tjetër të lumit. Por nga rrjedha e rrëmbyer e ujit dhe prurjet e shumta, mjeti është bllokuar në mes të lumit.
Kanë qenë banorët e fshatit të kanë lajmëruar autoritetet zjarrfikës të cilët kanë ndihmuar shtetasit e bllokuar të dalin nga lumi.
/abcnews.al/