Make-up artistja shqiptare tregon shifrën e “çmendur” që ka marrë për një dasëm sheiku

schedule12:33 - 4 Mars, 2021

schedule 12:33 - 4 Mars, 2021

Merita Merja është një ndër make up artistet më të njohura në vend, fama e së cilës ka tejkaluar kufijtë shqiptarë. Merita ishte e ftuar këtë të enjte në “Abc-ja e mëngjesit” ku tregoi ndër të tjera dhe eksperiencën e saj të punës në Dubai. Prej 6 vitesh, grimierja ofron mësime make up-i por gjithashtu kuron pamjen e grave që duan të duken të bukura dhe unike.

Ajo tha se ka bërë nuse gruan e një sheiku, ndërsa tregoi gjithashtu dhe shumën marramendës që merr për të rregulluar një nuse. “Mos të them 10-fishin e Shqipërisë. Nëse një nuse këtu në Shqipëri e bëj për 300 mijë lekë dita, atje për 3 mijë dollarë.”, u shpreh Merita.

Ajo tashmë ka nxjerrë në treg dhe produktin e saj të make up-it, për të cilin ndau detaje për moderatoren Sibora Bitri. “Ngela në Dubai dy muaj e gjysmë para një vitit në karatinë. Kisha shumë kohë, nuk kisha çfarë të bëja brenda dhe duke menduar thashë duhet të bëj diçka.

Fabrikat më kishin kontaktuar prej shumë kohësh dhe në momentin që isha atje mendova dhe eksplorova diçka të bukur për veten, dhe si fillim thashë dua të bëj një paletë. M’u deshën shumë muaj për të vendosur, testuar dhe krijuar atë që doja. Në atë paletë kam krijuar të gjitha aromat e trëndafilave dhe e kam quajtur “Eternity Palette“, thotë Merita. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!