Makarona për diabetikët! Kjo mënyrë gatimi nuk do t’jua rrisë më sheqerin

schedule17:38 - 1 Mars, 2022

schedule 17:38 - 1 Mars, 2022

Pacientët me diabet duhet të ziejnë makaronat e një dite më parë, sipas nutricionistëve!

Gatimi i makaronave nga dita e mëparshme dhe më pas ringrohja e tyre përpara se t’i shërbeni të nesërmen, e kthen niseshtenë e thjeshtë që ato përmbajnë në niseshte të qëndrueshme.

Kjo është një fibër e mirë për zorrët dhe mund të zvogëlojë luhatjet e sheqerit në gjak. Sheqeri i lartë në gjak rrit rrezikun e sëmundjeve të ndryshme kërcënuese për jetën.

“Kur ushqimet me niseshte, si p.sh. makaronat, ftohen, struktura e tyre riorganizohet dhe enzimat tretëse në zorrën tuaj nuk mund t’i shpërbëjnë ato aq lehtë”, thotë organizata bamirëse shëndetësore Diabetes UK.

Kur makaronat ftohet dhe ringrohen para vaktit, përmban niseshte më të qëndrueshme, e cila nuk shpërbëhet dhe në thelb bëhet fibër. Një dietë e shëndetshme dhe e ekuilibruar është mënyra më e mirë për të mbajtur një peshë të shëndetshme dhe mund t’i ndihmojë njerëzit të menaxhojnë diabetin e tipit 2 ose të zvogëlojnë rrezikun e zhvillimit të tij.

Ushqimet që përmbajnë niseshte rezistente kontribuojnë në këtë ekuilibër dhe i lejojnë personit të përfshijë më shumë fibra në dietën e tyre.

Është shumë e rëndësishme të ndiqen udhëzimet për sigurinë ushqimore gjatë ftohjes, ruajtjes dhe ringrohjes, në mënyrë që të minimizohet rreziku i helmimit të mundshëm nga ushqimi./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!