Majmuni “hajdut” i vjedh çantën një gruaje në Bali

schedule21:48 - 4 Gusht, 2023

schedule 21:48 - 4 Gusht, 2023

Një majmun i vodhi çantën një turisteje ndërsa ajo po përpiqej të bënte një selfie me të në pyllin e majmunëve Ubud në Bali, Indonezi.

Videoja u realizua nga motra e Jovita Coppage, gruas që i rrëmbyen çantën.

Coppage tha se ajo ishte duke bërë selfie-n kur majmuni i prek dorën për të marrë çantën.

“Unë u përpoqa ta merrja sërish çantën dhe majmuni filloi të hidhej. Gjithçka që po mendoja në ato momente ishte ‘ai nuk mund të largohet me çantën time’,” tha ajo.

Coppage ishte në gjendje të merrte çantën e saj, por majmuni e ndoqi dhe i tërhoqi fustanin.

Turistja tha se motra e saj ishte në gjendje të kapte çantën dhe ta fshehte në këmishën e saj.

Pylli i majmunëve në Ubud, është një vend i shenjtë me tre tempuj të lashtë hindu në truallin e tij, i nxit vizitorët të qëndrojnë të qetë dhe të mos bëjnë panik ose vrapojnë nëse kafshët afrohen ose hidhen mbi to. Ata gjithashtu u bëjnë thirrje vizitorëve që të shmangin shikimin me majmunët dhe të kujdesen për gjërat me vlerë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!