Ministria e Shtetit për Diasporën ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me Bankën e Shqipërisë. Synimi i kësaj marrëveshje është që t’i jepet fund kanaleve informale nëpërmjet të cilave dergohen të ardhurat e emigrantëve duke shmangur kështu bankat dhe agjencitë e transfertave. Në fjalën e tij Guvernatori Sejko tha se për Shqipërinë, remitancat përfaqësojnë një burim të qëndrueshëm dhe të konsiderueshëm të hyrash, të cilat tejkalojnë edhe investimet e huaja direkte, duke përbërë në këtë formë një burim të qenësishëm financimi të rritjes ekonomike. Kjo marrëveshje është njëkohësisht edhe një ftesë për anëtarët e diasporës që të investojnë në Shqipëri- u shpreh Ministri Pandeli Majko./abcnews.al
Majko-Sejko memorandum bashkëpunimi: Diaspora të investojë
schedule15:19 - 11 Dhjetor, 2017
schedule 15:19 - 11 Dhjetor, 2017