Majko: Nëse do kemi një shpërthim të shkallës së gjerë midis Kosovës dhe Serbisë, padiskutim do të implikohet NATO

schedule20:32 - 26 Shtator, 2023

schedule 20:32 - 26 Shtator, 2023

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko, tha në “Real Story” se nëse do kishte një shpërthim të shkallës së gjerë të konfliktit mes Kosovës dhe Serbisë, kjo do të çonte padiskutim në implikimin e NATO-s.

“Nëse do të kemi një shpërthim të shkallës së gjerë midis Kosovës dhe Serbisë, padiskutim do të implikohet NATO. Nëse serbët do të ishin thjesht Serbi, pa ariun nga mbrapa, gjërat do ishin më ndryshe , jo sot, por që kur. Politikanët e Serbisë, edhe më trimi i tyre, nuk do guxonte të bënte praktika të tilla përballë interesave të NATO dhe të Evropës. Mendoj se ajo që po shikojmë nga krahu i Beogradit është më tepër se një balet. Faji dhe akuza që po i thuhet i Serbisë, se ajo po bëhet pjesë e një mekanizmi anti-perëndimor në udhëkryqin e Evropës”, tha  Pandeli Majko.

Ai theksoi se shqiptarët dhe serbët, janë dy kombe, të cilat vazhdojnë konfliktin mes tyre për shkak se pas serbëve qëndrojnë mbështetës të tjerë.

“Ne jemi dy kombe, që po vazhdojmë një konflikt, i cili nuk është vetëm i pastër serbo-shqiptar, në krahun tonë qëndron perëndimi, në krahun e serbëve qëndron arusha dhe disa të tjerë”, tha Majko.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!