Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Majko: Kosova firmos si shtet në SHBA marrëveshjen, partneri i shqiptarëve ngriti nivelin e përfaqësimit

schedule19:15 - 4 Shtator, 2020

schedule 19:15 - 4 Shtator, 2020

Ministri i Diasporës në Shqipëri Pandeli Majko i është bashkuar përshëndetjeve të liderëve të tjerë të politikës shqiptare për arritjen e marrëveshjes Kosovë – Serbi në Shtëpinë e Bardhë.

Majko duke përshëndetur marrëveshjen shkruan se SHBA partneri i shqiptarëve ngriti nivelin e përfaqësimit ndërkombëtar të shtetit të Kosovës.

“Partneri i shqiptarëve, Shtetet e Bashkuara të Amerikës ngriti nivelin e përfaqësimit ndërkombëtar të shtetit të Kosovës për të negociuar të përkohshmen në funksion të së përhershmes.

Kosova firmos si shtet, në zyrën ovale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, një marrëveshje të rëndësishme me shtetin e Serbisë.

Përshëndes dakordësimin, si pjesë e marrëveshjes sot në zyrën e presidentit të SHBA që shteti mik i Izraelit do të njohë pavarësinë e Kosovës”, shkruan Majko.

N. D./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!