Majkëll Shumaker sot 49 vjeç

schedule12:44 - 3 Janar, 2018

schedule 12:44 - 3 Janar, 2018

Sot është ditëlindja e 49 e ikonës së garave të automobilizmit, Majkëll Shumaker. Urimet e para i janë bërë nga ekipi Italian I Ferrarit, që njëlloj si fansat i kërkojnë të vazhdojë betejën, teksa prej 4 vitesh ndodhet në koma pas një aksidenti me ski.

Kampioni legjendar i Formula Uno, Majkëll Shumaker mbush sot 49 vjeç. Mesazhet e para të urimit i kanë mbërritur nga skuadra italiane e Ferrarit.
“Mendja jonë është gjithnjë tek ai. Vazhdo të luftosh, forca Majkëll”.
Ky është mesazhi që Ferrari ka postuar sot në llogarinë zyrtare në Tuiter, me rastin e 49-vjetorit të lindjes së Shumakerit. Ekipi i Maranelos nuk e ka harruar pilotin gjerman, 7 herë kampion i botës në Formula 1 që gjatë karrierës së tij ka fituar 91 gara, 155 podiume dhe arriti 68 “pole position”.
Prej katër vitesh tashmë, ikona e garave të automobilizmit po përballet me betejën më të vështirë, atë për mbijetesë pas aksidentit të tmerrshëm me ski në stacionin e skive në Meribel të Francës.
E në këtë 49 vjetor të pilotit gjerman, thirrja “vazhdo të luftosh”, bëhet edhe më e fortë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!