Majk largohet nga “Babastars”? Reagon për herë të parë Getoar Selimi

schedule16:43 - 10 Qershor, 2021

schedule 16:43 - 10 Qershor, 2021

Ditën e djeshme, Ledri Vula dhe Majk publikuan këngën e tyre me titull “Marr”, që u prit shumë mirë nga publiku.

Mirëpo, ndryshe nga herët e tjera, kënga u publikua në kanalin e Majk në Youtube dhe jo të “Babastars”. Kaq mjaftoi që të nisnin aludimet se ai mund të ishte larguar nga labeli i njohur. Të gjitha këngët e Majk, përfshirë edhe bashkëpunimet me artistë të tjerë deri më sot janë postuar në kanalin e “Babastars”.

Kjo ishte arsyeja që fansat menduan se ai mund të ishte shkëputur nga labeli muzikor. Por Getoar Selimi, themelues i “Babastars” ka reaguar për herë të parë duke shuar të gjitha dyshimet.

Ai ka postuar në InstaStory një pjesë të klipit të “Marr” duke treguar se i mbështet plotësisht. Gjithashtu reperi la të kuptohet se Ledri Vula ka rregulluar marrëdhëniet me labelin dhe mes tyre nuk ka mbetur më asnjë hatërmbetje./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!