Majk flet si rrallëherë për të birin: Është ndjenja më e veçantë

schedule15:54 - 14 Qershor, 2021

schedule 15:54 - 14 Qershor, 2021

Majk ka treguar shpeshherë se ka një lidhje të ngushtë me të birin. Artisti nga Kosova kalon shumë kohë me vogëlushin, momente të cilat nuk nguron t’i ndajë dhe në rrjete sociale. Së fundmi, Majk ka marrë një surprizë të bukur nga Roani gjatë një inteviste për “E diela vjen”, pasi u shfaq për herë të parë në ekran.

“Është ndjenjë e veçantë lidhja babë e bir, e se di është hala fillimi edhe mundohna me qenë shumë i përkushtuar ndaj tij. Mundohna me ia plotësu çdo dëshirë, po nganjëherë them mos po bëjë gabim, marrë këshilla edhe prej babës tem, po Roani është shumë i dashtun. Fëmijë i urtë”, tregoi reperi për të birin.

Kur u pyet nëse ka talent për muzikë, Majk tha: “Në fillim kur shkojsha me marrë në çerdhe, dëgjojke muzikë në makinë e mua. Kështu që e ndjen muzikën, e përcjellë ritmin me kokë. Po kohëve të fundit më thotë ndale muzikën se s’po du me dëgju”, është shprehur artisti.

Ndërkohë, kujtojmë që Majk po shijon suksesin e projektit më të fundit “Marr”, një duet që e bëri bashkë me Ledri Vulën. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!