Prej disa kohësh është përfolur se Majk dhe Ledri Vula do të vijnë me një bashkëpunim. Por ndërsa muajt kalonin, kënga nuk u publikua. Megjithëse në rrjete sociale nisën të qarkullonin imazhe nga xhirimet e klipit, dyshja e artistëve vendosën ta linin publikimin e projektit për një moment të dytë.
Tani ka ardhur koha ta publikojnë dhe këtë e kanë konfirmuar vetë artistët nëpërmjet rrjeteve sociale. Djemtë kanë publikuar disa fotografi të shkëputura nga klipi, ndërsa kanë shkruar “Marr”, duke lënë të kuptohet se ky do jetë titulli i këngës së tyre.
Kujtojmë që kënga më e fundit e Majk ishte dueti me Ermal Fejzullahun dhe bashkëpunëtorin e tij prej shumë kohësh, Getoar Selimin. Ndërsa Ledri solli pak javë më parë këngën hit “Don Mo”.
View this post on Instagram
/abcnews.al