Maji nis me vranësira, zbuloni surprizat e motit për javën

schedule11:40 - 1 Maj, 2023

schedule 11:40 - 1 Maj, 2023

Ditët e para të Majit pritet që të sjellin për rajonin e Ballkanit vranësira të shpeshta ku përfshihet dhe vendi ynë , me prani të reshjeve.

Meterologu Hakil Osmani ka theksuar se deri ditën e enjte vendi ynë do të jetë në kushte të paqëndrueshme atmosferike, ndërsa pritet që përmirësim i kushteve të motit të kemi gjatë fundjavës.

Jo vetëm sot, por në vendin tonë dhe ditët në vijim deri të enjten do të jetë nën masa ajrore të paqëndrueshme ku do të kemi vranësira të shpeshta dhe gjatë orëve të mesditës të kemi edhe reshje të izoluara shiu duke sjellë dhe shtrëngata e rrebeshe me interval të shkurtra. Përmirësim gradual i kushteve të motit pritet duke filluar nga dita e premte dhe gjatë fundjavës, ku orët  para do të kenë kthjellime dhe në pasdite do të kemi më shumë shtim të vranësirave që do të shoqërohen dhe me reshje të izoluara shiu.

Ndërkohë sa i përket temperaturave meterologu është shprehur se në zonat malore temperature minimale ka qenë 4 gradë dhe në orët e mesditës pritet që të jenë deri në 27 gradë në pjesën perëndimore.

Duke filluar nga dita e martë do të kemi rritje të lehtë të temperaturave në orët e mëngjesit në vendet malore me 5 gradë dhe temperaturat e mesditës do të jenë deri në 26 gradë. Ndërkohë dita e mërkurë dhe e enjte do të sjellin një ulje të temperaturave duke bërë që temperaturat minimale të jenë 2 apo 3 gradë dhe temperaturat e mesditës do të jenë deri në 21 gradë dhe 26 gradë”, ka thënë Osmani.

Gjithashtu dhe vendet e rajonit Kosova, Maqedonia dhe Mali I Zi do të jenë në mbizotërimin e kushteve të paqësndrueshme të motit deri ditën e enjte. Temperaturat gjatë kësaj jave dhe në rajon mund të kemi temperaturë nga 13 deri në 19 gradë ndërsa në fundjave do të kemi rritje të tyre./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!