Maja e Rrunës ende në flakë, përhapja e zjarrit favorizohet nga era, Kuçana: Rrezik një vatër nga Puka

schedule18:18 - 24 Gusht, 2021

schedule 18:18 - 24 Gusht, 2021

“Maja e Rrunës” në Kukës prej 24 ditësh është në flakë. Prefekti i Kukësi, Zenel Kuçana tregon se flakët vijojnë. Pas punës intensive tre vatrat e zjarrit janë vënë në kontroll. Por rreziku është i madh për shkak se një vatër zjarri nga Puka prej erës po merr drejtim për në Majën e Rrunës.

“Rrezik ardhja e një vatre zjarri nga Puka në drejtim të fshatit Çam të njësisë administrative Malzi Kukës, kjo vatër është nën monitorim dhe vrojtim nga forcat operacionale”.

Aktualisht në Majën e Rrunës, helikopteri holandez po punon nga ajri ndërsa në ne terren janë edhe 30 trupa te Forcave te Armatosura, zjarërfikës dhe banorë të zonës. Edhe në zonën e njohur si maja e zezë flakët vazhdojnë.

Gjithashtu mbrëmjen e djeshme një vatër e re është aktivizuar në fshatin Lundre të Matit. Prej erës flakët po përhapen. Ndërsa zjarret në zonat e tjera të vendit janë në kontroll dhe nuk rrezikojnë banesat. /Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!